Vllaznia ka arritur një fitore të thellë 5-2 ndaj Dinamos në ndeshjen e sotme të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në pamje të parë duket një fitore e lehtë megjithatë nuk ka qenë e tillë. Pjesa e parë e ndeshjes është dominuar nga dinamovitët e rinj ndërkohë që Vllaznia ka treguar shumë dobësi në lojën e saj. Jo më kot, ky 45 minutësh është mbyllur me fitoren e Dinamos 2-1.
Në të dytën, aktivizimi I Vajushit në formacionin shkodran, I ka dhënë tjetër ngjyrë lojës dhe për rrjedhojë ka ardhur fitorja e thellë ku protagosnisti kryesor është ai me tre golat e tij. Në këtë ndeshje, trajneri Vata kishte ndërtuar një formacion miks me lojtarë titullarë, të tjerë me emër që kanë humbur formacionin dhe me lojtarë të rinj. Ndërkohë kundërshtari ishte I gjithi me lojtarë të rinj me përjashtim të veteranit Asllani. Pavarësisht se shkodranët kishin më shumë eksperiencë e kualitet brenda tyre, në pjesën e parë kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe për rrjedhojë, e humbin pjesën e parë 1-2. Në të dytën, Vata detyrohet të hedhë në fushën e lojës Vajushi I cili ndryshon rrjedhën e lojës. Ai shënon Brenda 40 sekondash duke barazuar rezultati dhe merr para ekipin. Edhe dy të aktivizuarit e tjerë, Erkoçeviç e Markolaj luajnë mirë. Për rrjedhojë, I pari do shënonte golin e avantazhit ndërsa dy të tjerët do kenë për autor sërish Vajushin që kësisoj plotëson tripletën e tij.
Vllaznia- Dinamo 5-2
Vllaznia: Gjokoviç, Smajli, Gocaj, Sykaj, Belisha, Tafa (Erkoçeviç 46’), Nimani (Vajushi 46’), Demaj, Hasani, Shaba, Gjini (Markolaj 56’). Tr: R. Vata
Dinamo: Dauti. Çeliku (Keta 54’), Shehu, Luzhi, Misiri, Lala, Sulollari, Moskaj (Bozhanaj 54’), Asllani, Kulli, Mjekaj (Naska 86’). Tr: A. Mehmeti
Shënues: Gjini, 27’, Vajushi 46’, 80’, 83’, Erkoçeviç 70’/ Kulli 13’, Misiri 25’
Gjyqtarë: B. Ziri, E. Veseli, Sh. Ziri (Fushë Krujë)
Kartona të verdhë: Vajushi, Sulollari
Vajushi në nga aksionet e tij në ndeshjen e sotme
Foto: Gjon Gjeka