Armir Grima, ish portier i Vllaznisë dhe trajneri i Kombëtares së femrave në futboll, më shumë se 1 vit më parë, u arrestua si i përfshirë në një nga grupet kriminale në Shqipëri ai i “Bajrave”. Një ngjarje e cila e bëri atë të humbte vendin e trajnerit të femrave.
I dyshuar për trukim ndeshjes në Kategorinë e Parë, trajneri Grima u la i lirë në tetor të 2019, për mungesë provash.
Në këtë mënyrë, trajneri u rikthue në pozicionin e tij të mëparshmë, si trajner i Kombëtares së femrave, duke vazhduar punën aty se ku e kishte lënë. Kthimi i tij në kampin e kuq i ka gëzuar të gjithë në grup, duke filluar që nga futbollistet që janë pjesë e Kombëtares.
Këto të fundit, i kanë uruar kthimin në ekip trajnerit të tyre me anë të një torte simbolike. Në të cilën bashkëngjitur një fotoje të vjetër të ekipit kuq e zi shkruhet “Mirëserdhe përsëri trajner Grima”.