Mbrëmja e djeshme do të mbetet gjatë në kujtesën e pjestarëve të familjes “Lisha”. Dy prej tyre, Besniku dhe Valbona janë nderuar me titujt si “volejbollisti” dhe “volejbollistja” e shekullit për SK Vllaznia. Lidhja e tyre ka ardhur pikërisht prej sportit dhe ata ndjehen të lumtur për gjithçka kanë përjetuar.
Valbona Quku (Lisha) është vlerësuar për kontributin e dhënë për Vllazninë në vitet ’80 duke qenë një prej lojtareve të spikatura të këtij brezi. Pas nderimit të mbrëmshëm ajo ka dhënë edhe një prononcim për mediat kur është shprehur:
-Valbona Quku (Lisha), familja juaj mori dy trofe, edhe ti, edhe bashkëshorti juaj, një kënaqësi e veçantë?
-Një kënaqesi e veçantë për Shkodrën, me të cilën jemi rritur, me sportin shkodran, me Vllazninë,që të vegjël e pastaj kemi patur një fat, më mirë të themi, ka ndodhur ashtu që edhe familja jonë është bërë prej dy sportistave, edhe fëmijët tonë kanë luajtur, kanë ardhur edhe në Shkodër, kanë bërë edhe shkollë në Shkodër, pra, çdo gjë e kemi të lidhur me Vllazninë dhe ndihemi e fat.
-Një ndër sportistet, volejbollistet më të mirë të Vllaznisë, kënaqësi për ju besoj?
– Një kënaqësi sikurse folën edhe shokët e mi dhe shoqet e mia më përpara. Sporti i volejbollit është një sport kolektiv dhe me thënë të drejtën ndihem shumë e privilegjuar. Dua te kujtoj ate periudhe kur une fillova te luaje ne rolin e pasueses, diçka qe nuk kishte ndodhur me pare qe nje lojtare e gjate te bente edhe kete pozicion, por skuadra jonë, në kohën kur ne patëm luajtur, pati filluar që volejbolli të bëhej më modern, u bë një risi, filluam të luanim në pozicione të ndryshme.
Unë isha një nga pasueset më të gjata dhe kjo u shihte pak si diçka e re, sepse unë normalisht kam filluar duke e gjuajtur topin dhe pastaj vetë, risitë e volejbollit bënë që edhe pasueset, pra vajzat e gjata të luajnë në një pozicion pasues, kështu që eshte një ndjenjë shumë e veçantë që në Shkodrën tonë që e duam kaq shumë, të kem këtë nderim nga bashkëqytetarët, prej sportistave të tjerë dhe nga klubi Vllaznia.
© shkodrasport.com