Kane mbetur vetem pak dite nga starti i kampionatit te kategorise se trete dhe ekipet po i japin doren e fundit pergatitjeve. Sipas informacioneve qe mberrijne nga Federata Shqiptare e Futbollit, ne ditet e para te javes tjeter do te hidhet shorti dhe fundjaven tjeter pastaj do te zhvillohen ndeshjet e javes se pare te kampionatit.
KF Shiroka eshte njeri nga ekipet pretendente, te pakten keshtu e ka hedhur vete ajo kandidaturen sepse puna e bere deri me tani ka qene shume serioze dhe tashme ka mbetur vetem fusha e lojes per ta treguar kete gje.
Duke folur per mediat, zevendestrajneri i ketij ekipi Valmir Kurti eshte shprehur: “Jemi gati si skuader per nisjen e kampionatit. I kemi dhene fund pergatitjeve te fazes pergatitore, klubi ka publikuar edhe listen e lojtareve dhe te stafit per sezonin e ri dhe jemi ne pritje te nisjes se ndeshjeve. Gjendja e ekipit eshte optimale, lojtaret kane arritur nje forme te mire sportive.
Kemi nje grup lojtaresh te mire shkodrane si Bebeziqi, Muliu, Peku, Drabeja, Kodra etj, te cilet per mendimin tim, per nga niveli qe kane nuk i perkasin kesaj kategorie por per me lart. Skuadra eshte ndertuar me objektivin e qarte per t’u ngjitur ne kategorine e dyte, por nuk duhet te nenvleresojme asnje skuader qe merr pjese ne kete kampionat ku do te veçoja Partizanin B, por edhe me mbeshtetjen e presidences dhe grupin e lojtareve qe kemi ne dispozicion, besoj se do ta arrijme objektivin tone”.
Nderkohe i pyetur ne lidhje me bashkepunimin me trajnerin e pare Fatmir Axhani, ndihmesi i tij Valmir Kurti eshte shprehur: “Jam duke marre shume nga pervoja e profesor Axhanit. Komunikimi me te duket frutdhenes dhe po marr jo pak prej tij, çka do te me sherbeje per punen time ne te ardhmen si trajner”./www.shkodrasport.com/