Që prej muajit të kaluar, pjesë e ekipit të Vllaznisë është bërë edhe mbrojtësi vlonjat Valto Zeqaj.
I rritur tek Akademia e Flamurtarit, ai nuk gjeti hapësirë tek ekipi vlonjat dhe për këtë arsye, ka provuar të luajë me disa ekipe të tjera, duke filluar nga Besa, Sopoti, është rikthyer sërish tek Flamurtari e më pas ka luajtur për Apoloninë e Luftëtarin.
Ndërkohë në gjashtë muajt e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit të Prishtinës para se të bashkohej me ekipin shkodran. Trajneri Lika duket se ia njeh mirë aftësitë dhe për këtë arsye, e ka përfshirë në planet e tij për sezonin e ri me kuqeblutë.
Ai po luan si titullar në qendër të mbrojtjes së Vllaznisë bashkë me rumunin Dan Ignat dhe natyrisht që i duhet ende kohë për t’u përshtatur plotësisht me pjesën tjetër të skuadrës.
23 vjeçari shtatëlartë pritet të jetë një pikë e rëndësishme e Vllaznisë në arritjen e objektivit të saj për ngjitjen në Superligë.
© shkodrasport.com