Pas disa ditësh debati të tensionuar, legjenda e Milanit, Marco Van Basten, ka kërkuar llogari nga UEFA për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez ndaj Real Madridit.
Atletico Madridi u mposht nga rivali i qytetit në penallti të mërkurën, duke u eliminuar kështu nga faza e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve. Penalltia të cilën e ekzekutoi Alvarez, u anulua nga sistemi VAR pasi ish-sulmuesi i Man Cityt e kishte prekur topin dy herë para se ta çonte në rrjetë.
Carlo Ancelotti kishte refuzuar që të komentontë këtë çështje në një konferencë për shtyp të premten, por ish-miku dhe bashkëlojtari i tij tek Milani, Van Basten, e ka bërë të kundërtën.
Ish-sulmuesi postoi një video të penalltisë së Alvarez, duke argumentuar se sulmuesi argjentinas ka prekur topin vetëm një herë.
“UEFA e ka për detyrë që ta rregullojë këtë”, ka shkruar ish-reprezentuesi holandez në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Ancelotti dhe Van Basten kanë luajtur 117 ndeshje së bashku tek Milani, duke përfshirë dy finale radhazi të Ligës së Kampionëve ndaj Steaua Bukureshtit në vitin 1989 dhe ndaj Van Basten ka realizuar 125 gola në 201 ndeshje sa i luajti gjithsej për Milanin./Telegrafi/