Ish-sulmuesi Marko Van Basten në një prononcim për mediat ka komentuar futbollistët e kësaj epoke, ndërsa theksoi se nëse do luante 38 vjeç do ishte shumë herë më i mirë se Kristiano Ronaldo.
“Futbollistë si unë në ditët e sotme? Levandovski më ngjan pak. Kristiano Ronaldo, mendoj se ai është afruar me mua. Ronaldo është 38 vjeç dhe është ende aktiv.
Ai është fizikisht më i fortë se unë, por do të kisha dashur të shihja se si do kisha luajtur unë 38 vjeç, mendoj se do të isha edhe më i mirë“, tha ai.
Holandezi për herë të fundit ka luajtur para 28 viteve me fanellën e Milanit.