Tre skuadra të Kategorisë Superiore janë të parat që siguruan kualifikimin në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Ashtu si pritej, nuk kishte surpriza, me Partizanin, Kukësin dhe Luftëtarin që formalizuan kalimin më tej, pasi kishin fituar edhe ndeshjet e para.

Në Grupin A, Partizanit i mjaftoi një gol i Telushit me penallti për të thyer Vorën. Prej suksesit 3 me 0 në ndeshjen e parë, trajneri Lerda aktivizoi të gjithë lojtarët që nuk luajtën në derbi.

Në Grupin B, Luftëtari triumfoi 2 me 1 ndaj Turbinës, ndërsa Kukësi nuk u kursye përballë Shkumbinit, duke fituar me goleadë. 6 me 0 përfundoi ndeshja në favor të kampionëve në fuqi të turneut, me sulmuesin Marko van Basten Çema që realizoi tre gola.

Ndeshjet e tjera të Kupës, do të luhen këtë të mërkurë dhe ne mes tyre do te jete edhe ajo Vllaznia- Burreli qe do te startoje ne oren 14.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Siç dihet, kuqeblute e kane fituar ndeshjen e pare ne Burrel me rezultatin 1-0 dhe per pasoje, pritet qe te mos kene shume probleme sa i takon kualifikimit per ne turin e dyte te ketij kompeticioni.