Arsenali e eliminoi Real Madridin nga Champions League me rezultat të përgjithshëm 5-1. Topçinjtë fituan ndeshjen e dytë në Bernabeu 2-1 dhe Bukayo Saka shënoi golin e parë. Megjithatë ai humbi një penallti që do t’i qetësonte akoma edhe më shumë anglezët në fillimin e ndeshjes.
Për ish-futbollistin holandez Rafael van der Vaart, ishte një mënyrë e turpshme për të ekzekutuar një penallti. Ai pretendon se Saka e mbivlerësoi veten dhe mendonte se ishte me klas.”
Saka e mbivlerësoi veten kur vendosi të ekzekutonte atë penallti. Ishte sikur të thoshte: “Më shiko mua, unë do të vjedh shfaqjen sonte”, tha Van der Vaart, duke vazhduar:
“Jo, ti je thjesht një lojtar i zakonshëm. Duhet të punosh çdo ditë dhe kjo që ke bërë është një turp. Ai mendon se është i klasit botëror. Nuk është,” tha holandezi. /Sport Ekspres/