Jurgen Klopp arrin t’i japë një kuptim të veçantë sezonit, të fundit para largimit nga Reds, duke ngritur një trofe në qiell në Ëembley. Dhe nuk ka mbaruar duke marrë parasysh që Salah dhe shokët e tij janë ende në garë mes kampionatit, FA Cup dhe Champions League.

Ndërkohë, trajneri gjerman vendos në palmares e tij edicionin e fundit të Kupës së Ligës, të cilin Liverpooli e fitoi në kohën shtesë ndaj Chelseat me rezultatin 1-0.

Përcaktues ishte goditja me kokë e van Dijk në minutën e 118-të. Duhet theksuar se në minutën e 60-të u anullua një gol i mbrojtësit holandez. Fillimisht u dha por më pas u anullua pas ndërhyrjes së VAR-it.

Ndeshja përfundoi pa gol në kohën e rregullt. Finalja ishte një ndeshje plot intensitet dhe me shumë mundësi, ku portierët ishin protagonistë të vërtetë, duke bërë mrekulli pas mrekullie.


ÇELSI 0-1 LIVERPUL

118′ Van Dajk