Fytyra e yllit të Holandës, Virgil Van Dijk, mori një pamje të zbehtë kur mësoi se kush është favoriti kryesor për të fituar Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani këtë verë.

Pas një sezoni rraskapitës me Liverpoolin, Van Dijk do të ketë para vetes një pushim të shkurtër para se të rikthehet në aksion, për të udhëhequr Holandën në Euro 2024.Holanda pozicionohet në grupin D, së bashku me Francën, Poloninë dhe Austrinë.

Franca është në mesin e favoritëve për ta fituar turneun në Gjermani këtë verë, por sipas parashikuesve Anglia është favoriti kryesor për ta fituar turneun dhe kjo e ka habitur Van Dijkun.

Van Dijku mësoi se Anglia është favoriti në garën e Çmimit të Madh të Monacos në F1, ku gazetari Craig Slater ia bëri të ditur këtë.
Pasi iu tha se Anglia është favoriti kryesor, Van Dijk u përgjigj: A janë ata? 32-vjeçari sidoqoftë ka pranuar se Anglia ka një ekip të fortë, por gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur edhe Francën.

“Anglia ka një ekip shumë, shumë të mirë. Franca gjithashtu është shumë e fortë”, ka thënë Van Dijk.

Ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian, Holanda do ta luajë ndaj Polonisë më datë 16 qershor me fillim nga ora 15:00./Telegrafi/