Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk mund të transferohet te Paris Saint-Germain gjatë verës si lojtar i lirë. Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Paris Saint-Germain la disa imazhe befasuese.

Njëri prej tyre u kap në tunelin e dhomës së zhveshjes në Anfield. Van Dijk u pa duke biseduar për një kohë me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi dhe drejtorin sportiv Luis Campos. Këto pamje nuk kanë kaluar pa u vënë re në Angli, sidomos tek tifozët e Liverpoolit.

“Urime Paris Saint-Germain. Ky është ekipi më i mirë me të cilin jemi përballur këtë sezon Luis Enriques duhet t’i jepet merita, puna e tij është vërtet solide”, ka thënë holandezi pas ndeshjes.

Van Dijk, 33 vjeç, nuk ka nënshkruar ende një zgjatje të kontratës së tij me Reds, e cila skadon në qershor. Mbrojtësi holandez është në të njëjtën situatë me shokët e tij të skuadrës Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold, të cilët gjithashtu nuk e kanë konfirmuar të ardhmen e tyre përtej këtij sezoni. /Telegrafi/