Virgil Van Dijk është i zhgënjyer nga mungesa e suksesit në garën për “Topin e Artë”.

Mbrojtësi i Liverpoolit zbulon për “Mirror” se e ka vuajtur triumfin e gjashtë të Lionel Mesit në karrierë.

“E pranoj, mbeta pak i zhgënjyer që nuk e fitova ‘Topin e Artë’, por vendosa gjithsesi që të shkoja në ceremoni dhe në fund ishte një mbrëmje speciale. Për mua është një rezultat i madh që mbërrita të jem mes ikonave më të mëdha të botës së futbollit”, tha mbrojtësi për “Mirror”.

Pastaj diskuton bisedën me Mesin: “Folëm gjatë mbrëmjes. Nuk ishte biseda më e gjatë që kam bërë ndonjëherë, sepse ai nuk flet shumë anglisht. Por ishte e mjaftueshme për të kuptuar se respekti mes nesh tashmë është reciprok”./syri/