Louis van Gaal është emri surprizë që ka dalë sot si trajneri i ardhshëm i Chelsea, në rast se Antonio Conte do të largohet nga “blutë” e Londrës në fund të këtij sezoni.
Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “The Mirror”, që shprehet se drejtuesit e Chelsea kërkojnë një trajnerë me përvojë në Premier League.
Ndaj i besojnë eksperiencës që holandezi ka në këtë kampionat edhe pse më parë ka qenë trajner i rivalëve të Manchester United.
E ardhmja e trajnerit italian është në dilemë, teksa këtë vit ai nuk ka mundur të arrijë të njëjtat rezultate si vjet, kur u shpall kampion në Angli me Chelsea, që në sezonin e parë.
Edhe trajneri holandez ka thënë se është i interesuar për t’u rikthyer në Premier League, duke konfirmuar se ka patur oferta nga ekipe të tjera përveç United, por pa bërë me dije emra skuadrash.
Gjithsesi, janë të shumtë emrat e trajnerëve të përmendur se pasues të Conte në rast se ky i fundit vendos të largohet edhe pse ka ende një kontratë me Chelsea, e cila skadon në vitin 2020.
Por marrëdhëniet me italianit dhe drejtuesve nuk janë më si më parë, me Conte që ka kritikuar disa herë klubin për merkaton e vakët që ka bërë, duke mos i sjellë lojtarët që ai ka kërkuar.
Sot Chelsea ka një përballje të vështirë me United në Premier në “Old Trafford”./telesport/