Skënderbeu i sezoneve të fundit është një ekip i ndërtuar me ”low-cost”.
Shpenzimet janë minimale dhe prioritet iu jepet talentëve të rinj, në mënyrë që të promovojnë veten dhe të kenë mundësinë të shiten në ekipe më të forta.
Megjithatë, në rrogat modeste të korçarëve këtë sezon, bie në sy ajo e kapitenit Vangjel Zguro. Pogradecari është lojtari më i paguar në ekip.
Sipas “Panorama Sport” ai paguhet me 2500 euro në muaj. Për të tjerët rrogat janë ndjeshëm më të ulëta, pasi i tillë është buxheti sezonal i Skënderbeut./ CNA/