Reali i Madridit ka arritur të kalojë në finalen e Botërorit të Klubeve, ku do të gjejë përballë Gremion, në takimin që do të zhvillohet në Abu Dhabi. Madrilenët mposhtën sot 1-2 vendasit e Al Jazeras, duke përmbysur rezultatin e pjesës së parë. Arabët kaluan në avantazh në pjesën e parë me anë të Romarinhos, ndërsa Reali barazoi me Cristiano Ronaldon në fillim të pjesës së dytë. Golin e fitores e shënoi Gareth Bale, i cili kishte vetëm pak minuta që ishte future në fushën e lojës.

Në këtë takim protagonist u bë edhe sistemi Video Assistant Refere (VAR), që solli anulimin e 2 golave. Nga një për secilën skuadër, në momente deçizive. Kështu, fillimisht gjyqtari kërkoi ndihmën e teknologjisë për të anuluar një gol të Casemiros në pjesën e parë, kur rezultati ishte 0-0. Më pas në fillim të pjesës së dytë, Al Jazera shënoi golin e dytë, por edhe këtë herë VAR provoi se goli ishte në pozicion të parregullt dhe erdhi anulimi i tij.