“VAR” është teknologjia më e fundit e futur në botën e futbollit që ka të bëjë me analizimin dhe caktimin përfundimtar të rasteve të dyshimta gjatë një 90-minutëshi.

Shqipëria është ende shumë larg, pasi mungon infrastruktura e nevojshme, por e njëjta gjë s’mund të thuhet për arbitrat shqiptarë.

Këta të fundit kanë nisur një kurs në Turqi dhe një gjë të tillë e zbulon Denis Rexha. “Virojtësi” i bilbilit shqiptar është shfaqur me arbitrin Enea Jorgji duke asistuar në dhomën “VAR”-it gjatë një ndeshje në Turqi. Ata po marrin përgatitjet e duhura në lidhje me teknologjinë më të fundit të botës së futbollit.

Në vendin tonë, vetëm në disa stadiume mund të përdoret një teknologji e tillë siç është “Loro Boriçi”, “Elbasan Arena” dhe së fundmi edhe “Arena Kombëtare”.

Ndoshta në një të ardhme jo shumë të largët, mund të implementohet kjo teknologji në impiantin më të ri dhe më modern në vend. Gjyqtarët po përgatiten, infrastruktura duhet të nisë nga puna./newsport/