Humbja me Skocinë ka sjellë kritika të shumtë për kombëtaren. Analistë, specialistë futbolli dhe trajnerë kanë folur në lidhje me takimin në fjalë, ndërkohë që tekniku Kristian Panuçi ka qenë në shënjestër.
Vasil Bici, i cili ka drejtuar disa skuadra në Superiore, ka komentuar situatën e krijuar. Në një postim të gazetarit Ervin Baku, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, ka dhënë opionin e tij dhe ka bërë thirrje për analizë të pastër sportive.
Ai vë në dukje atë që u ndodhi disa ekipeve në Botërorin e fundit, duke veçuar Gjermaninë e eliminuar për herë të parë nga grupet e një eventi madhor si “Rusi 2018”.
Asnjëri nga analistët , ish-kolegë trajnerë me mua, nuk e përmendin faktin që goli i parë ishte me pozicion jashtë loje dhe se ishte edhe kthesa e lojës, pa përmendur edhe mundësitë tona për të shënuar përpara tyre.
Mos të harrojmeë që çdo ekip kombëtar ka baticat dhe zbaticat e veta. A ju kujtohet Spanja, Gjermania, Rusia ,Brazili, Argentina në Botërorin e fundit?. Çfarë duhet t’i bënte Gjermania trajnerit?
Jo mllefe dhe agresivitet, por analizë profesioniste, se vetëm kështu e ndihmoni kombëtaren./sport-ekspres/