I ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në emisionin “News 24”, ish-trajneri Vasil Bici foli për çështjen e arbitrave dhe për disa raste pikante të kësaj jave.
Ai foli gjatë duke kritikuar disi trajnerët e skuadrave për pretendimet për gjykimet e arbitrave duke u shprehur:
“Është bërë e rrugës që skuadrat që humbin ankohen dhe ja vendosin fajin arbitrave. Ne e dimë që arbitrat në Shqipëri nuk janë të nivelit të lartë por këtu problemi qëndron se ankohen vetëm humbësit. Në me këta arbitra kemi qenë dhe me këta do të ecim, duhet të jemi me këmbë në toke dhe të përqendrohemi tek puna me ekipin jo tek gjyqtarët se i kemi bërë “dele të zeza”.
Arbitrat janë pjesë e futbollit, janë bashkë-vujtës me ne, me lojtarët, me trajnerët, ne duhet t’i mbështesim, t’i dalim në mbrojtje.
Në ndeshjet e sotme ishte një element i veçantë ku terrenet e fushave ishin shumë të vështira. Dua të veçoj që sot fituan tre ekipe jashtë fushe dhe një barazoj duke nxjerrë kështu jashtë loje faktorin fushë.
Edhe arbitri nuk ka qenë në ato pozita që qahen humbësit. Un me syrin e jashtëm, golin e Partizanit e shikoj si gol jo i rregull, pra ka qenë pozicion jashtë loje milimetrik. Duhet parë me imtësi në momentin që është goditur topi. Nuk po dal kundër Partizanit por si trajner futbolli dua të flas në mënyrë të paanshme.
Ndërsa Vllaznia shquhet si skuadër e butë që bën futboll elegant, dhe me atë lojë ka vënë në pikëpyetje fatet e kampionatit. Penalltia e Kastriotit ishte por nuk e ka fajin përherë arbitri kryesor por duhen pyetur dhe arbitrat anësorë. Duhet pyetur dhe arbitri se si e argumenton ai çështjen sepse nga pankina nuk shihet gjithçka”, u shpreh Bici.