Një ish-kampion i madh, një sulmues që i ka shënuar edhe Barcelonës së madhe, jep një mendim pozitiv për Vllazninë e këtij sezoni. Vasil Ruci, një nga legjendat e Flamurtarit të famshëm të viteve ’80, duke folur në një nga të përditshmet sportive për Superligën shqiptare, ka folur edhe për ekipet që ai mendon se do jenë pretendentet kryesore për titullin kampion. “Unë shoh diçka më mirë Skënderbeun dhe Tiranën por kurrsesi nuk mund të lë pa përmendur edhe Flamurtarin, Vllazninë dhe Teutën si skuadra pretendente”- ka thënë ai. Sigurisht kur vlerësimi vjen nga një figurë e tillë, është diçka shumë pozitive edhe për skuadrën shkodrane. Një vlerësim i tillë i Vasil Rucit vjen vetëm pak ditë pas një vlerësimi të tillë të përafërt që ka bërë një tjetër emër i njohur i futbollit shqiptar, portieri korçar Jani Kaçi. Dhe kur flasin të tilla figura, duhet t’u besojmë. Të tilla vlerësime duhet të jenë një nxitje më shumë edhe për futbollistët aktualë të Vllaznisë për të bërë gjëra të mira për këtë skuadër në këtë sezon në mënyrë që ajo të rivalizojë deri në fund për titullin kampion.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Vasil Ruci: Edhe Vllaznia është pretendente për titullin kampion