Shqipëria do të përballet me Anglinë në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit. Përpara këtij takimi që do të luajmë në Ëembley, i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në EuroNeës Albania ishte legjenda Vasil Ruci. Ky i fundit kishte një ide ndryshe për formacionin e Kombëtares, teksa kërkon Arbër Hoxhën dhe Armando Brojën si një dyshe sulmuese në skemën 4-4-2.

“Është e vështirë të luash me Anglinë tani, është në kulmin e sezonit. Silvinjo duhet të ndryshojë diçka me patjetër, nuk duhet të luajmë si herët e tjera me krahët. Anglia është fizikisht shumë herë më mirë se ne dhe rikuperon kollaj topat e humbura.

Një këshillë do të kisha për Silvinjon, këtë herë nuk duhet të luajmë me krahë të sulmit, por me linja. Po marr si shembull PSG, këtë herë Luis Enrique që është shumë i zgjuar kishte vendosur si qendërsulmues Dembele.

Pse? Se te Anglia nuk funksionon shumë teoria, por lojtari që di të fitojë metra para. Kështu PSG arriti të marrë atë që donte, nuk po them se jemi PSG, por është një logjikë. Unë do të vendosja Arbër Hoxhën nga e djatha dhe Armando Brojën nga e majta, do të isha për një 4-4-2 pa lojtarë krahu, ndërsa Bajrami të vinte nga mesfusha.

Ne kundër Anglisë duhet të fitojmë moral, kjo është e rëndësishme, jo rezultati. Ndeshja kyçe për ne është me Serbinë, me Anglinë mjafton vetëm të dalim ballëlartë dhe të jemi dinjitoz”, tha Vasil Ruci. /Sport Ekspres/