Kombetarja shqiptare mori nje barazim me shume vlere ndaj Çekise i cili e mban ende ne loje per vendin e pare ne grup, megjithate specialistet e futbollit jane te bindur se skuadra jone perfaqesuese nuk beri aq sa duhet per te tentuar fitoren.
Madje, ish- futbollisti i njohur Vasil Ruci gjate nje prononcimi te bere ne “Ora Sport” u shpreh se Silvinjo duhet te tregohet “me shqiptar dhe me guximtar” per te bere nje loje me sulmuese dhe jo vetem t’i kushtoje rendesi mbrojtjes.
“Silvinjo duhet të bëhet një çikë më shumë shqiptar, duhet t’i vendosë gjoksin ndeshjes. Kjo ishte një ndeshje që nuk na duhej barazimi. Edhe nëse do të fitojmë, pretendoj se ndeshja e këtij trajneri do të na japë një shtysë që të kualifikohemi më tutje.
Nëse është një njeri që nuk ka guxim aq të madh dhe të barazojë ndeshjen, për karrierën tij, kjo gjë do të ishte një gjë shumë e dëmshme për ekipin tonë kombëtar”- eshte shprehur Vasil Ruci./www.shkodrasport.com/