Në emisionin “Botërori Katar 2022” në RTV Ora, nga Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani, ish futbollisti Vasil Ruci u shpreh se loja e finales Argjentinë-Francë ishte fantastike.
Ai tha se arbitri i finales ishte një arbitër fantastik dhe që e ka menaxhuar shumë mirë këtë ndeshje, duke dhënë 3 penallti, por nuk u konsultua me VAR-in.
Ruci: Lojë fantastike, edhe gruaja ime e pa, që nuk ka parë ndeshjet e mia. Është për t’u admiruar një gjyqtar që dha 3 penallti dhe nuk shkoi njëherë në VAR. Për mua Argjentina ka cilësi për të fituar ndeshje, por jo trajner për t’i administruar.
Argjentina duhet të fonte kundër lavdisë dhe futbollit francez. Kam parë dy ekipe që në fund vetëm zvarritja ngeli pa u bërë, sepse të gjitha u bënë. Ne kemi parë dy futbollistë shumë të mëdhenj, si Ronaldo dhe Messi, të cilët nuk do t’i shohim më në kupën e Botës. Unë besoj se të gjithë kanë lindur nga një nënë, por Mesin e ka lindur perëndia.