Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata në konferencën e sotme për shtyp është shprehur shumë entuziast për paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e nesërme me Tomorin. Ai beson tek fitorja dhe këtë e ka thënë në ato çfarë ai ka deklaruar për mediat kur ka thënë: “Mendoj se është ndeshje jashtë fushe, thjesht vetëm kaq. Për mua nuk ka shumë rëndësi se në cilën fushë do luhet ndeshja ndaj Tomorit, në Kuçovë apo diku tjetër.

Këto takime janë gjithmonë të vështira. Ne duhet të mendojmë që kemi një kundërshtar që lufton për mbijetesen dhe nuk duhet të ndikohemi nga faktorët e ndryshëm. Thjesht është një ndeshje jashtë fushës sonë dhe duhet të bëjmë llogaritë tona ashtu siç duhet të bëjë çdo skuadër profesioniste kur luan jashtë.
Nuk e shikoj këtë ndeshje sikur Vllaznia të merrte një barazim  të ishte një tmerrsi. Mendoj q është një ndeshje e hapur dhe ne duhet të futemi në fushën e lojës dhe të tregohemi sa më korret e sa më të saktë në mënyrë që nga kjo sfidë të dalim me fitore.Nuk mendoj që skuadra ka defiçite në aspektin sulmues pas pezullimit të Sukajt. Gjithsesi kemi lojtarët të cilët janë të përgatitur dhe e njohin portën. Kemi lojtarë që për mendimin tim duhet të japing kontributin e tyre dhe të afirmohen si golashënues. Pra lojtarët i kemi të gatshëm, loja vazhdon, futbolli i tilllë është. Kemi humbur një sulmues por kemi dhe sulmuesa të tjerë që janë të gatshëm për të zëvëndësuar. Deshira e ime është që në tre ndeshjet të dalim me pikët e plota. Ne futemi në çdo ndeshje me mendimin për të fituar ndeshjen. Punojmë gjithë javën me një mentalitet të tillë në mënyrë që të ndërtojmë një psikologjik sa më të qartë dhe të ndërtojmë besimin tek këta lojtarë që kanë mundësitë me e fitu ndeshjen. Janë të gjithë me kualitete dhe me aftësi pothuajse të barabarte dhe më të mira se kundërshtari që do të kemi përballë. Ajo që mbetet për të ba është për të luftu dhe punu në maksimum për të arritur maksimumin e pikëve”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në foto trajneri i Vllaznisë Rudi Vata gjatë ndeshjes me Skënderbeun

Foto: Gjon GJEKA