Mbrojtësi shkodran Arsen Sykaj reagoi dje, duke dalë hapur kundër stafit drejtues të Vllaznisë I cili nuk e ka aktivizuar në ndeshjet e fundit dhe nuk e ka në planet e tij si titullar. Ai publikisht ka kërkuar largimin nga skuadra. Me të marrë vesh që lojtari ka folur në media, thuhet se trajneri Vata I ka kërkuar drejtuesve të klubit ta lënë të lirë të largohet atë ngaqë ka reaguar në një mënyrë të tillë. Tashmë duhet parë sesi do veprojnë drejtuesit e klubit me këtë futbollist që sot ka filluar grumbullimin me ekipin kombëtar.

Situata sigurisht që nuk është ajo e duhura në këto momente dhe për këtë arsye, duhet ndërhyrja e krerëve të lartë të klubit. Problemet e listës së pashpallur kanë filluar “të nxjerrin krye” teksa disa prej lojtarëve nuk janë aspak dakord me atë çfarë po bën trajneri.

www.shkodrasport.com