Koment nga Anton ZALLI

Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata duket se ka gjetur dhe fajtorët të cilët po tensionojnë situatën në kampin kuqeblu, gazetarët sportiv shkodran. Vata ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj gazetarëve shkodranë të mediave të shkruara duke thënë:

“Në shkrime ka patur shumë të pavërteta dhe nuk e kuptoj se si thuhet se ka dështuar merkatoja kur lojtarët që janë afruar akoma nuk kanë luajtur e nuk janë parë në fushën e lojës. Unë e di që këtu ka njerëz që i duan të keqen Vllaznisë, apo nuk më duan mua. Por unë jam këtu i përgatitur për të përballuar çdo të pavërtetë që shkruhet dhe çdo situatë tjetër. Ato që shkruajnë të pavërteta janë mësuar dhe do të jetojnë gjithmonë me të pavërteta”, është kjo akuza që ka lëshuar tekniku i kubluve, sigurisht në mënyrë të përmbledhur. Një akuzë e drejtpërdrejtë e tij duke theksuar se gazetarët gënjejnë në shkrimet e tyre dhe duke nxjerrë në një farë mënyrë fajtorët. Këtë gjë ai e ka cituat vazhdimisht në emisionin “Sport Show” në Tv1 Channel. Vata është treguar diplomatik duke mos përmendur emra por që ka theksuar vazhdimisht gazetarët sportive si një ndër shkaqet kryesore pse situataështë në këtë gjendje. Natyrisht si një trajner profesionist dhe që e njeh shumë mirë pjesën përëndimore, nuk mund të pretendosh kurrë që gazetarët dhe media të jetë aleate dhe të shkojë sipas objektivave e politikave të klubit për të plotësuar dëshirat e njërit apo tjetrit. Po ashtu në të gjitha mediat e shkruara të gjithë gazetarët kanë pasqyruar në në detaje pothuajse në mënyrë të barabartë duke mos patur gazetarë speciifikë që kanë punuar kundër klubit. Të gjitha shkrimet e publikuara deri tani në të gjitha mediat e shkruara kanë dalë të vërteta, ç’ka fakton më së miri se niveli i informacionit dhe gazetarisë shkodrane e posaçërisht gazetarëve ka patur gjithmonë një bazë, informacionin e vërtetë.

“Gënjështrat”

Për të vërtet sqaruar opinionin publik dhe të gjithë sportdashësit apo dhe lëxuesit e gazetave po kujtojmë disa të “pavërteta” që janë publikuar. PërVatën ishte e pavërtetë që lojtarët ndjehen të ofenduar dhe të nëpërkëmbur nga Vllaznia pasi kanë parë emrin në listën e zezë. Për të vërtetuar më së miri këtë, reagimi i Sykajt fakton një shkrim të publikuar pikërisht në gazetë. Një tjetër e pavërtetë sipas Vatës që është thënë për të ka të bëjë me faktin se ai nuk ka bërë një listë për të larguar lojtarët. Në radhë të parë ai vetë ka pranuar në një konferencë për shtyp të dhënë pas ndeshjes miqësore me Petrovacin që kishte bërë një listë me lojtarët që sipas tij nuk ishin të dobishëm për skuadrën. Por një listë të përpiluar prej tij e kanë në dorë drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë të cilët e pranojnë haptazi se ajo ka ekzisutarb(pasi tani edhe mund të jetë zëvëndësuar me ndonjë tjetër). Madje ajo listë është publikuar në emisionin sportiv “Arena Sport” në televizionin Rozafa, duke vërtetuar tashmë me fakte vizive të “pavërtetën e madhe” siç shprehet vazhdimisht Vata. Këto fakte mjaftojnë për të sqaruar Vatën se artikujt e publikuar janë një e vërtetë e pashmangshme.

Përçarja

Një tjetër akuzë e trajnerit shkodran ndaj gazetarëve sportive është ajo e futjes së përçarjes në skuadër dhe duke gjykuar merkaton e kuqelbuve pa asnjë të bazë. “Nuk e kuptoj se si gjykohen blerjet si Brnoviç, Jablan apo Moreno të cilët kanë një cv të pasur. Aq më tepër që ato akoma nuk kanë luajtur në fushën lojës”, ka thënë Vata. E në fakt për të sqaruar Vatën, në asnjë prej gazetave të përditshme, “Sport Ekspres”, “Sporti Shqiptar”, “Panorama Sport” apo dhe në faqen online “Shkodra Sport” nuk është nuk është publikuar asnjë shkrim që gjykon merkaton e Vllaznisë apo e cilëson atë si të dështuar. Ne kemi pasqyruar atë çfarë ka ndodhur në të vërtetë pasi detyra e gazetarit është për të pasqyruar e jo për të gjykuar e vendosur. Media kurrsesi nuk mund të bëhët faktor për ecurinë e mirë apo negative të skuadrës së Vllaznisë. Gazetarët absolutisht nuk mund të ndikojnë në paraqitjen e skuadrës në fushën e lojës e të lojtarëve të blerë apo dhe ato ekzistent. Detyra e jonë është për të pasqyruar e sigurisht për të qenë sa më transparent dhe koherent me lexuesit e sportdashësit e skuadrës shkodrane. Ky reagim apo veprim tregon më së miri se Vllaznia mendon se është më frytdhënëse të lëshojë kritika e akuza ndaj medias e gazetarëve se sa të merret me hallet dhe punët që duhen bërë në skuadër.