Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ndonëse kanë kaluar disa orë nga përfundimi i ndeshjes Laçi- Vllaznia, ende është shumë i zemëruar me gjykimin e ndeshjes nga Kridens Meta. Për të mos thënë që është i acaruar me të. Nga sa bëhet e ditur, ai i ka bërë thirrje publike edhe ministrit të sporteve për të ndërhyrë tek futbolli shqiptar në mënyrë për të mos lejuar degradimin e tij edhe më tej. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se vetë Vata ka kërkuar të dalë para mediave teksa në orën 14.00 të ditës së sotme do të jetë në një konferencë shtypi pikërisht për këtë çështje.

Pritet që të jetë shumë i ashpër në deklaratat e tij, madje edhe më i ashpër sesa administratori Shaba një ditë më parë në deklaratën e tij për shtyp. Rudi Vata kur erdhi në krye të Vllaznisë u pat shprehur se nuk do të merrej me gjyqtarët por mesa duket nuk mund të durojë të tilla padrejtësi të mëdha që i bëhen skuadrës së tij dhe ka vendosur ta mbrojë atë. Të paktën me këto daljet e tij publike ndërsa drejtuesit e klubit sot do jenë në Federatë me kasetën filmike të ndeshjes për të protestuar për gjykimin e Kridens Metës.
www.shkodrasport.com