Kampionati shqiptar dhe futbollistët që e përbëjnë atë janë komentuar edhe nga ish-kapiteni i Shqipërisë, Rudi Vata.

Në një prononcim për “Rubrika Sportive” , Vata është shprehur se tregu shqiptar i futbollit është i varfër, ndërsa sa i përket talenteve, ai ka thënë se futbollistët premtues duhet të largohen nga Shqipëria përpara moshës 20-vjeçare.

“Tregu shqiptar është i varfër dhe futbollistët shqiptarë nuk kërkohen në tregun europian.

Nuk kemi treg si Serbia dhe Kroacia dhe për këtë duhet të jemi të qartë. Nëse talentet tonë 20-vjecarë luajnë ende në Shqipëri, atëherë kjo tregon se diçka nuk shkon.

Për talentet më të mirë, ata duhet të largohen nga Shqipëria përpara moshës 20-vjeçare.

Përveç rastit të Abazajt, nuk shoh ndonjë lëvizje të bujshme nga kampionati shqiptar”, është shprehur Vata. /vipsport/