Ditët e fundit ka pasë jo pak debat për largimin e futbollistit Armando Vajushi nga Vllaznia në fillim të janarit. Ka qenë trajneri Rudi Vata ai që në ekrane të ndryshme televizioni ka sqaruar këtë gjë duke thënë se “kur ka ikur Vajushi, unë kam qenë në Skoci pranë familjes dhe nuk kam ditë gjë. Klubi nuk më ka lajmëruar sepse atë lojtar e kam dasht në skuadër”. Në fakt, mes trajnerit aktual të Vllaznisë dhe lojtarit ka patur jo pak “luftë” në distancë këtë periudhën e fundit ndoshta pikërisht prej këtij largimi megjithatë çdo gjë është sqaruar pikërisht sot. Vata i ka telefonuar babait të Armandos dhe ka biseduar gjerë e gjatë në lidhje me këtë çështje. Këtë e bën të ditur vetë Vajushi kur thotë:

“Besoj se jemi sqaruar. Trajneri Vata i ka telefonuar babait dhe i ka thënë se Armandon e kam dasht në ekip por Kujtim Shaba e ka larguar. Për të, unë kam qenë lojtar i pazëvendësueshëm dhe lojtari ma i mirë i ekipit”. Me këtë bisedë telefonike duket se ka marrë fund dyshim sipas të cilit, ka qenë trajneri Vata ai që u ka thënë drejtuesve të klubit lëreni të lirë Vajushin të largohet se ju sjellë lojtarë më të mirë unë. Në këtë mënyrë, disa gjëra janë sqaruar tashmë dhe mes Vajushit dhe Vatës duket se nuk ka më vend për të dyshuar për ndonjë gjë në marëdhëniet mes tyre.

www.shkodrasport.com

Nje foto interesante qe flet vete.