Në deklaratën e tij të pasndeshjes me Bylisin, trajneri i ri i Vllaznisë nuk ka dashur të fajësojë ad gjyqtarin për barazimin, as futbollistët e tij. Thjesht ka deklaruar se Vllaznia nuk meritonte më tepër se barazimi.”Pavarsisht dëshirës për të fituar, mendoj se një pikë për secilën skuadër, është rezultati më i drejtë, ashtu siç u zhvillua ndeshja. Episodet ishin të atilla, prandaj them s rezultati 3-3 ishte i drejtë.
Duhet të kishim evituar të paktën një gol, ndoshta edhe dy, por këto janë disa difekte, që mendoj se do të korrigjohen me kalimin e kohës. Për mua janë difekte të vogla, të cilat janë plotësisht të evitueshme. Duhet ta pranojmë se kemi mangësi në kontigjentin e lojtarëve, ku 11 futbollistët, që zbritën në fushën e lojës, ishin më në formë për momentin, ndërsa stoli i rezervave është i mangët. Nuk mund të gjykoj për episodet e kontestuara për arbitrat, pasdi unë më shumë e kisha mendjen tek loja e skuadrës sime. Në pamje të parë, mendoj se gjykimi ka qenë i drejtë dhe korrekt. Sa i takon skuadrës sime, më pëlqeu reagimi i saj, pas disavantazhit-ka thënë Vata.