Mats Humels kritikon tifozët për sjelljen që ata kishin nda Gyndogan. Tifozët vërshëllyen turko-gjermanin për shkak të fotos së famshme që ai dhe Ozil realizuan me presidentin e Turqisë, Erdogan.
Ky i fundit është objekt i shqyrtimit nga grupet e të drejtave të njeriut. Federata Gjermane e Futbollit i qortoi të dy futbollistët. Ata dyshohet se u përdorën për qëllime zgjedhore.
Humels deklaroi se ishte kundër vërshëllimave që tifozët gjermanë bënë për Gyndogan, në ndeshjen ndaj Austrisë dhe Arabisë Saudite.
“Tifozët nuk duhet t’i vërshëllejnë ndërkombëtarët e Gjermanisë gjatë një loje.
Veçanërisht kur ka një atmosferë kaq të mire. Ishte një atmosferë e këndshme për një miqësore, por tifozët dukej sikur ishin duke pritur derisa Ilkai të merrte topin dhe ta vërshëllenin.
Unë nuk mund të jem i kënaqur me këtë dhe shpresoj të mos ndodhë më, sepse të gjithë gabojmë një herë”,u shpreh Humels.
Edhe ish-shoku I skuadrës, Rojs doli në mbrojtje të Gyndogan. “ Ai u prek në dhomat e zhveshjes. Unë nuk I kuptoj këto gjeste. Jemi pranë tij”, përfundoi Rojs.