Debati ne mes ish- futbollistit Sokol Kushta dhe presidentit te Flamurtarit Sinan Idrizi vazhdon. Ky i fundit i kujton se nuk iu drejtua si ish-futbollist, por si politikan. Është i vetmi që vjen erë nga sporti në Këshillin Bashkiak, ndaj prej tij pret edhe mbështetje. Ka mbetur disi i habitur nga i gjithë statusi i legjendës vlonjate, aq sa dyshon se mos i kanë hakeruar “Facebook”-un.

“Unë jam fans i Kushtës si futbollist, aq sa mendoj se Ronaldo golin me kokë e ka kopjuar nga Sokoli. Ka qenë super në kohën e tij. Por po të luante futboll sot, do të flisnim ndryshe bashkë. Unë nuk i drejtohem atij si futbollist dhe as si menaxher, pasi edhe si i tillë nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe. Tani i drejtohem si politikan, si anëtar i Këshillit Bashkiak. Ka derdhur djersë dhe gjak në fushë thotë dhe nuk ia mohon kush, por ajo është lavdia e Flamurtarit. Tema është tjetër dhe e thjeshtë.

Bëhet Sokol Kushta me mua bashkë pjesë e këtij komisioni qytetar për luftën kundër ilegalitetit, po apo jo? Kaq! Thotë pse iu referova atij, po ai është figura më politike e sportit në Vlorë. Më përmendi një tjetër. Kujt t’i drejtohem unë në Këshillin Bashkiak, që e ka haberin nga sporti.

Më thuaj ti mua, Sokol? Miq jemi, patjetër, ndaj i drejtohem. Është aktiv në futboll, politikë dhe biznes. I them shumë shkurt, se Flamurtari është klubi yt dhe jo imi. Unë dyshoj se e kanë hakeruar këtë faqen e Sokolit, se nuk mund të thotë ai që nuk më kanë bërë ftesë mua për të shkuar atje, nuk më ka pyetur.

Nëse do të arrijë realisht të mendojë se Flamurtari do t’i bëjë ftesë Sokol Kushtës, atëherë na ka marrë lumi të gjithëve. Flamurtari është shtëpia e Sokolit. Shkon ai me ftesë dhe u thotë fëmijëve të lutem më hapni derën? Jo… Flamurtari është pjesë e Sokol Kushtës, kush do t’i bëjë ftesë atij, unë? Është shtëpia e tij”, shprehet fillimisht Idrizi.

KROSI DHE GOLI

Ka një përgjigje edhe për “krosin e golin”, ndërsa e fton që t’i bashkohet në luftën ndaj ilegalitetit në futboll dhe t’i drejtohen prokurorisë.

“Me këtë ‘krosin dhe golin’, nuk dua të merrem. Janë fjali të tipit parashkollor. Nuk është tema kjo, dua të bëj kros apo gol. Ne kemi problem me tatimet. Kemi një kundërshti të Flamurtarit për këtë, kemi dhe një ndëshkim nga FSHF, po për këtë. Ne themi që një grup njerëzish do të shkojmë ta denoncojmë këtë histori pranë prokurorisë.