Osmane Demeble ka shkaktuar përsëri polemika pasi është shfaqur me dy orë vonesë në seancën stërvitore të së dielës.
Lajmi është dhënë nga Mundo Deportivo dhe Rac1 përpara se të konfirmohej nga MARCA.
Kjo është bëma e fundit e francezit te Barcelona.
Një muaj më parë ai ka humbur seancës stërvitore dhe klubi duhet ta kontaktonte për të parë se çfarë kishte ndodhur me të. Dembele pretendoi se kishte dhimbje barku.
Kjo detyroi Valverde-n ta linte jashtë skuadrës për ndeshjen me Betis. Madje edhe trajneri i Francës Didier Deschamps e qortoi publikisht: “I njoh justifikimet e tij kur vjen me vonesë.”
Edhe lojtarët e tjerë në dhomën e zhveshjes kanë vënë në dyshim sjelljen e tij dhe dukej sikur ai kishte mësuar nga ai gabim, por mesa duket ai do të ketë probleme të tjera në prag të ndeshjes me Tottenham.