Çelsi vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Pavarësisht qindra milionave që ka shpenzuar në merkaton e janarit për të përforcuar ekipin e Graham Poter. Blutë londinezë sot kanë zhgënjyer përsëri, duke u ndalur në një barazim 1-1 përballë Uest Hem.
Në fakt, dy afrimet e reja të janarit, Enzo Fernandez dhe Zhoao Feliks kombinuan për të sjellë golin e avantazhit për Çelsin që në minutën e 16 të sfidës. Por 12 minuta më vonë u rivendos baraspesha, kur Emerson shënoi në portën e Kepa.
Dy skuadrat luftuan në pjesën e dytë pa krijuar shumë raste dhe në fundin e sfidës ishte Rajs i cili ia doli të shënonte për Uest Hem.
Por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas një pritje të gjatë të kontrollit të VAR. Nga na tjetër, edhe Çelsi pretendoi për penallti pas një prekje topi me dorë në zonë, por gjyqtari e vlerësoi të pavullnetshme dhe mbylli kësisoj sfidën me shifrat 1-1 që lënë Çelsin në vendin e 9 në klasifikim falë barazimit të tretë radhazi.