Bundesliga ka vendosur që të pezullojë të gjitha ndeshjet deri në datën 3 prill, por edhe ndeshjet që ishin planifikuar për këtë fundjavë do të zhvillohen. Gjithçka bëhët për të parandaluar përhapjen e koro.navirusit, por ende nu dihet përsë nuk janë anuluar dhe ndeshjet e kësaj jave.
Një reagim të ashpër ka pasur dhe mesfushori i Bayern Munchen, Thiago Alcantara. Spanjolli ka reaguar në ‘’Twitterin’’ e tij, ku kërkon që të mos zhvillohet ndeshja e fundjavës.
‘’Kjo është çmenduri. Boll me këto budalliqe dhe qëndroni me këmbë në tokë. Le të jemi të sinqertë, jeta jonë është më parësore se sporti’’, janë fjalët e mesfushorit.
Bayern Munich do të presë në ‘’Allianz Arena’’ Unionin e Berlinit, ndeshje e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Nuk dihet nëse Federata Gjermane do ti anulojë takimet apo gjithçka do të vazhdojë siç ishte e planifikuar. /abcnews/