Lista e përfaqësueses Shpresa duket se ka pësuar ndryshime të tjera të cilat si zakonisht nuk bëhen publike nga institucioni që drejton futbollin në vendin tonë. Sikur të mos mjaftone publikimi me vonësë i listës së lojtarëve si dhe rasti me COVID-19 i trajnerit Alban Bushi, në listë vazhdon të ketë hyrje-dalje dhe më i fundit ka qenë në portë.
VIP Sport ka mësuar se portieri cërrikas i Turbinës, 19-vjecari i talentuar Vokli Laroshi, është bërë pjesë e skuadrës që tashmë drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç. Shtatlarti Laroshi është thirrur me urgjencë nga stafi i 21-vjecarëve të Shqipërisë, për dy takimet me Kosovën dhe Anglinë.
Djaloshi ishte grumbulluar edhe më parë me Shpresat dhe tashmë do të jentë në gatishmëri të teknikut Mustedanagiç për dy duelet.
Nuk dihet ende se kë do të zëvendësojë ai në radhët e kuqezinjve, pasi FSHF thuajse nuk ka dhënë asnjë informacion rreth ekipit gjatë kësaj jave, ndonëse bëhet fjalë për dy sfida vendimtare që mund t’i japin kuqezinjve vendin e tretë në grup. /vipsport/