Bayer Leverkusen vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë sezon. Kampionët e rinj të Bundesliga-s kanë qenë shumë afër humbjes në ndeshjen e javës së 31-të të kampionatit, por kanë arritur të bëjnë mrekullinë në minutën e 97-të.
Pas një pjese të parë të mbyllur barazim pa gola, Stuttgart ka zhbllokuar sfidën në “Bay Arena” dhe ka siguruar një avantazh 2-0 në harkun e 10 minutave me Fuhrich (47′) dhe Undav (57′).
Reagimi i skuadrës së Xabi Alonso-s ka ardhur me Adli, i cili ka ngushtuar shifrat në 2-1 në minutën e 62-të. Kur dukej se vendasit të pësonin humbjen e parë në këtë sezon, Andrich ka barazuar shifrat në 2-2 në minutën e 97-të.