Dusan Vlahovic është përkufizuar si “i padenjë” për pozicionin e qendërsulmuesit të Juventusit, me serbin që nuk i afrohet nivelit të Cristiano Ronaldo dhe Carlos Tevez.Juve shpenzoi shumë për kartonin e Vlahovicit në janar 2022.

Ai kishte për qëllim të ndihmonte në plotësimin e boshllëkut të krijuar nga largimi i Ronaldos në verën e vitit 2021 – kur superylli portugez u kthye te Manchester United pasi realizoi më shumë se 100 gola për bardhezinjtë gjatë tre sezoneve.
Vlahovic ka veshur fanellën nr.9 në Torino, por ka realizuar vetëm 41 gola në 101 ndeshje.

Ai është vetëm 24 vjeç, gjë që sugjeron se ende nuk ka arritur kulmin e tij, por vazhdojnë të bëhen pyetje nëse ai është opsioni i duhur afatgjatë për të udhëhequr sulmin në Allianz Stadium.

Eksperti Francesco Oppini nuk është i bindur nga serbi, duke shpjeguar për Tuttomercatoweb se përse Vlahovic nuk mund të imitojë paraardhësit e tij ikonë në rolin e qendërsulmuesit:

“Juventusi nga ka një sulmues të kalibrit që nga Cristiano Ronaldo, pjesa tjetër e muhabetit është marrë nga era së bashku me kujtimet e fundit të lavdishme të sulmuesve të pavdekshëm si Tevez fillimisht dhe Gonzalo Higuain më pas. Sot, Vlahovic nuk është sulmues i denjë për Juventusin dhe për një rrogë 12 milionë euro në vit”.

Kontrata fitimprurëse e Vlahovicit do të zgjasë deri në vitin 2026. Megjithatë, lojtari ka qenë gjithmonë protagonist i zërave të merkatos, me spekulime që shpesh e lidhin atë me një kalim në Premier League dhe mbetet të shihet nëse marrëveshja e tij në Itali do të respektohet./telesport/