Frenki De Jong që prej muajt janar është pjesë e skuadrës së Barcelonës. Por muajt e fundit tek Ajaksi i shijoj shumë, duke fituar dy trofe dhe duke shkuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Ditën e djeshme, ai ishte duke festuar titullin dhe para mediave foli për të ardhmen e tij.

Ai foli për faqen e re që do të hapë në karrierën e tij dhe pritshmëritë e tij.

“Unë “vdes” të shohë se si stërvitet Mesi. Mendoj se e vetmja gjë që do të bëjë është ti pasojë topin. Nuk bëhet fjalë të ndryshojë, pasi rëndësi ka të jesh i përqëndruar dhe të mësosh nga më të mirët. Jam kurioz të di se cili do të jetë rendimenti im, por më pëlqen që do të mësojë nga më të mirët”, kanë qenë fjalët e De Jong.