
Një ish- futbollist I kombëtares kroatë të futbollit do të mbërrijë tek Vllaznia. Bëhet fjalë për mbrojtësin 32 vjeçar Vedran Jese. Ai do mbërrijë sot në Shkodër dhe me shumë mundësi do të firmosë menjëherë me kuqeblutë. Vetë karriera e tij natyrisht që nuk ka shumë nevojë për koment teksa ka luajtur gjatë saj edhe me ekipe të njohura si ato të Dinamos së Zagrebit, Tun të Zvicrës etj. Fakti që para disa vitesh ka luajtur disa ndeshje edhe me kombëtaren kroate, flet vetë. Jese, konsiderohet një përforcim I rëndësishëm për Vllazninë e cila tentoi të gjente një mbrojtës cilësor për merkaton e janarit dhe në shumë raste dështoi me futbollistët që u provuan. Nga ana tjetër edhe malazezi Vukçeviç ishte pranë firmës por ai rriti pazarin dhe për rrjedhojë akordi nuk u arrit. Në vend të tij tashmë vjen Vedran Jese që pritet të jetë një përforcim I rëndësishëm për Vllazninë. Përveç tij, që nga dita e djeshme në stërvitje me Vllazninë është bashkuar edhe mbrojtësi shkodran Klodian Semina. Ai tentoi të firmoste një kontratë me sllovakët e Spartak Tërnavës por në fund kjo marrëveshje nuk u arrit. Meqë kjo nuk u bë e mundur, Semina është kthyer në Shkodër dhe ka nisur menjëherë stërvitjen duke u vënë nën urdhërat e trajnerit Canaj. Kësisoj, me marrjen e Jese, të serbit Paunoviç, kthimin e Seminës, duket se skuadra shkodrane është plotësuar megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në momentet e fundit të mbylljes së merkatos, të ketë edhe një tjetër afrim cilësor.
www.shkodrasport.com