Historia e volejbollit shkodran ka patur në rradhët e saj shumë emra të shquar të cilët kanë dhënë një kontribut shumë të madh në arritjen e rezultateve pozitive gjatë viteve.
Njëri prej tyre padyshim që është Vehbi Sulejmani, njeriu që u zgjodh edhe si “trajneri i shekullit” për volejbollin e femrave nga Bashkia Shkodër dhe Sportklub Vllaznia.
Një vlerësim mëse i merituar për atë kontribut shumë të madh që ky personalitet i këtij sporti ka dhënë në vite. Duke folur për mediat pas nderimit me titullin “Mirënjohje”, profesor Vehbia është shprehur:
“E kam dashur volejbollin që në fëmijëri. Kam luajtur vetë për 16 vite me ekipin e parë dhe 22 vjet kam stërvitur vajzat e reja dhe të rritura. Kam marrë tituj kampionë me vajzat e reja dhe kam vazhduar vetë si trajner deri në vitin 1993. Atëherë u tërhoqa se mosha. Jam i lumtur per çka i kam dhene volejbollit shkodran”.
Volejbollit të sotëm i uroj suksese dhe stervitje sa më shumë, edhe si ekip edhe si individ duhet të bëjnë secili sepse vetëm me një stërvitje të fortë mund të ecin përpara”.
Vehbi Sulejmani ka nxjerrë nga duart e tij volejbollistet më të mira të historisë së këtij sporti në Shkodër dhe padyshim ndjehet i lumtur për këtë gjë teksa ka ende edhe sot respektin maksimal prej tyre dhe ky është një tjetër vlerësim që shkon për të.
© shkodrasport.com