Objektivi tashme eshte arritur. Veleçiku ia del te ngjitet ne kategorine e pare. Perpjekjet e skuadres koplikase jane kurorezuar me sukses pasditen e sotme.
Ne ndeshjen e play off ndaj Shkumbinit, e cila eshte luajtur ne Tirane, Veleçiku ka fituar 1-0 ndaj peqinasve.
Fatin e kesaj finaleje e ka vendosur goli i shenuar me 11-metersh ne minuten e 80-te nga kapiteni Besard Çokaj.
Ne kete menyre kurorezohen me sukses gjithe perpjekjet e futbollisteve, stafit teknik dhe drejtuesve te klubit.
Veleçiku kesisoj rikthehet te luaje ne kategorine e pare dhe ky eshte nje sukses per futbollin e Malesise se Madhe.