Fitoret për ekipin koplikas nuk kanë të ndalur. Veleçiku pasditen e sotme ka luajtur në fushën e tij ndaj “Tirana B” dhe ka fituar me rezultatin 3-1.
Kjo ka qenë fitorja e gjashtë rradhazi për këtë ekip por që gjithsesi nuk i ka mjaftuar për të kapur vendin e parë që mbahet sërish nga Vora.
Në ndeshjen e sotme, Veleçiku ka shënuar shpejt, që në minutën e 12-të me anë të sulmuesit Çokaj.
Ndërkohë në ’37 Lami do të dyfishonte shifrat dhe me rezultatin 2-0 do të mbyllej pjesa e parë.
Në fillimin e së dytës do të vinte goli i tretë shënuar nga Ujka ndërsa pak minuta më vonë Vllacaj do të shënonte golin e vetëm për bardheblutë.
Në fakt koplikasit janë mërzitur shumë me këtë gol të pësuar ngaqë kishin plot 5 ndeshje pa pësuar gol.
Gjithsesi e rëndësishme ishte fitorja dhe me trepikëshin e sotëm, Veleçiku është ngjitur në kuotën e 37 pikëve.
Kryeson renditjen Vora me 40 pikë dhe sfida direkte në mes këtyre dy ekipeve që do të luhet pas dy javësh në Koplik, do të vendosë shumë gjëra.
© shkodrasport.com