Veleçiku dhe Basania kane ndare nga nje pike ne perballjen mes tyre e cila eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te kompleksit “Duli” ne Koplik ku eshte vulosur rezultati i barabarta 0-0. Nje rezultat qe ka kenaqur deri diku koplikasit per vete mungesat e shumta qe kishin ne kete ndeshje dhe nga ana tjeter ka merzitur ekipin mik qe kerkoi me ngulm ta fitonte kete takim.

Duhet thene se ka qnee nje ndeshje e nje niveli mesatar, ku shumicen e kohes ka qene Basania me aktive ne kontrollin e topit, por edhe ne sulmet e krijuara, por asaj i ka munguar fuqia konkluduese kete here.

Ne pjesen e pare ka qene Konate qe ne dy momente duhej te kishte shenuar, por ai eshte treguar edhe i pafat. Te pakten ne nje moment kur gjuajtja e tij me koke eshte grushtuar mbi vijen fatale nga portieri Lopçi.

Ne pjesen e dyte, koplikasit te ndikuar nga mungesat e shumta ne formacion, i treguan me shume rendesi mbrojtjes megjithate ne nje moment nga fundi i ndeshjes kane patur nje mundesi te arte per te shenuar dhe per ta fituar ndeshjen. Shekaj ka nxjerre te zbuluar Brojen i cili ne nje pozicion shume te volitshem e ka derguar topin mbi traverse.

Ne minutat e fundit i gjithe ekipi i Basanias u hodh ne sulm, por pa sukses dhe si rrjedhoje, i gjithe takimi u mbyll ne barazim 0-0. Pas 5 javesh kampionat, Veleçiku ngjitet ne kuoten e 7 pikeve, ndersa Basania tashme ka arritur te grumbulloje 5 pike./www.shkodrasport.com/