Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjet e javës së 8-të për fazën “Play Out” të Grupit A në Kategorinë e Parë. Dy ndeshjet nuk kanë prodhuar surpriza dhe Erzeni dhe Besëlidhja kanë bërë detyrën duke fituar në ndeshjet e tyre. Partizani B dhe Veleçiku kanë rënë zyrtarisht e sot janë mposhtur.

Partizani B-Erzeni është mbyllur me rezultatin 1-2. Levendi dhe Xhabraimi shënuan për skuadrën mike, ndërsa Qyra me penallti ngushoi rezultatin.

Sfida tjetër, Veleçiku-Besëlidhja u mbyll me rezultatin 0-2. Danaj dhe Pashkja ishin autorët e golave për skuadrën mike që merr kështu 3 pikë të rëndësishme në transfertë.

Me këtë fitore, Besëlidhja ndodhet në vendin e 1 me 35 pikë në zonën e “Play Out”, ndërsa Erzeni në vendin e dytë me 32 pikë.

Sot – Kategoria e Parë, play-out, grupi A – 15:00

Partizani B 1 – 2 Erzeni

Veleçiku 0 – 2 Besëlidhja