Mes nje interesimi te madh ka nisur ndeshja Veleçiku- Vora qe po luhet ne Koplik.

Te dyja skuadrat me te mira te grupit A kerkonin fitoren por 45 minutat e para jane mbyllur me fitoren 1-0 per vendasit.

Nje avantazh qe i ben ata favorit per fitoren e kesaj perballje.

Ndeshja ka nisur ne menyren me te mire te mundshme nga koplikasit. Ne minuten e 6-te Ujkaj pengohet ne menyre te parregullt nga nje mbrojtes kundershtar dhe gjyqtari Stefa akordon 11-metersh.

Nga pika e bardhe, kapiteni Besart Çokaj eshte i sakte duke e derguar topin ne rrjete.

Padyshim qe per miqte nje nisje e tille nuk ka qene e mire megjithate jane munduar te reagojne gjithsesi kane ndeshur ne rezistencen e vendasve.

Futbollistet koplikas u duken shume te vendosur per ta fituar me çdo kusht kete ndeshje dhe per te rihapur luften per vendin e pare te renditjes.

Vazhdimi i lojes do te shoqerohet edhe me momente tensioni te herepashershme ne mes futbollisteve te te dy ekipeve.

Kjo ka bere qe loja te mos ngjitet aty ku duhet dhe per rrjedhoje kane munguar edhe rastet ne portat respektive.

Perfundimisht 1-0 per Veleçikun mbyllet pjesa e pare e kesaj ndeshje.