![](https://www.shkodrasport.com/wp/wp-content/uploads/2012/01/topat.jpg)
Skuadra koplikase e Veleçikut e ka nisur me fitore kampionatin e kategorisë së dytë për edicionin 2012-13. Ajo ka pritur në javën e parë në fushën e vete ekipin e Korabit të Peshkopisë të cilin e ka mundur me rezultatin e pastër 3-0. Golat për koplikasit janë shënuar nga portieri Dorzaj me 11-metërsh në minutën e 10-të të ndeshjes dhe më pas nga Banushi në minutën e 48-të dhe Ymeri në minutën e 88-të. Trajneri Besnik Duli pas kësaj fitoreje të thellë megjithatë është shprehur i pakënaqur me disa gjëra të lojës së skuadrës të tij dhe kryesisht me lojën individuale të shfaqur nga futbollistët koplikas. Formacioni me të cilin ka luajtur Veleçiku në këtë ndeshje të parë, ka qenë ky: Dorzaj, Rajçeviç, Colaj, Banushi, Lami, Zymeraj (Fishta ’80), Osmani (Demiraj 57′), Miculi, Plishta, Ymeri, Çokaj (Isufi 70′). E rëmdësishme është që skuadra koplikase e ka nisur mbarë kampionatin e sivjetëm dhe tashmë ajo do shohë përpara megjithëse nuk konsiderohet shumë pretendente për ngjitjen në kategorinë e parë.
www.shkodrasport.com