Nga Maringlen ZHIVANI

Një gol i mbrojtësit Elvis Rrustemaj ka mjaftuar që Veleçiku të marrë fitoren e rradhës në kampionat ndaj Adriatikut. Si rrjedhojë, në fund të takimit të luajtur në stadiumin “Vëllezërit Duli”, është vulosur rezultati 1-0 në favor të koplikasve.

Me këtë fitore, Veleçiku është ngjitur në kuotën e 6-pikëve, po aq sa edhe Besëlidhja. Në ndeshjen e rradhës, Veleçiku do të luajë në transfertë, pikërisht ndaj Tërbunit.

Një sfidë ku padyshim që do të synohet rezultat pozitiv, sepse vetëm në këtë mënyrë, koplikasit mund të arrijnë objektivin që kanë, pikërisht qëndrimin në Kategorinë e Parë.


Veleçiku-Adriatiku 1-0

Goli: Elv. Rrustemaj 61’

Formacioni i Veleçikut: Lopçi, Elv. Rrustemaj, Am. Kaçaj, Çokaj, Banushaj, Eli. Rrustemaj (Ndrecaj 90’), Al. Kaçaj, Pjetraçaj (Ivziku 90’), Rragami, Shekaj, Brojaj (në dispozicion: Nika, Kukaj, Kacokaj) Tr: Besnik Duli