Veleçiku i Koplikut ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e sotme të luajtur në transfertë me ekipin e Egnatias. Ndeshja është luajtur pasditen e sotme në fushën sportive të qytetit të Rrogozhinës dhe është dominuar nga koplikasit dhe goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga Demiraj, një lojtar i ri ky i futur në pjesën e dytë në vend të Miculit. Ndeshja ka qenë e bukur ndonëse në një terren të rënduar megjithatë djemtë e trajnerit Besnik Duli kanë luajtur mirë dhe e kanë merituar fitoren. Me trepikëshin e marrë sot, Veleçiku është në krye të tabelës së renditjes me 9 pikë të marra në katër ndeshjet e zhvilluara deri tani. Sipas trajnerit Duli, skuadra po funksionon mirë pavarësisht problemeve financiare që ka patur dhe për rrjedhojë është ndër ekipet pretendente të kategorisë së dytë. Natyrisht që vështirësia e kampionatit rritet nga ndeshja në ndeshje dhe do jetë e vështirë të mbahet ky ritëm megjithatë nisja e tij duket e mbarë. Fakti që në skuadër ka shumë futbollistë të rinj dhe me plot dëshirë, është një gjë e mirë sepse ata po japin më të mirën e tyre në çdo ndeshje.
www.shkodrasport.com