Java e 18-të e kategorië së dytë të kampionatit të futbollit ka dhuruar një tjetër fitore për ekipin e Veleçikut.

Ndonëse ai luante në transfertë pikërisht ndaj Luzit, ai ka fituar me rezultatin 2-0. Ndeshja ka nisur me gol.

Që në minutën e 2-të Pelinku ka shënuar duke kaluar në avantazh koplikasit. Në fillimin e pjesës së dytë, do të ishte sulmuesi Denis Çokaj që do të shënonte edhe golin e dytë, atë që do të vuloste rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Me këtë fitore, Veleçiku është ngjitur në kuotën e 43 pikëve dhe vazhdon të mbajë vendin e dytë.

Por duhet thënë se diferenca me Vorën e vendit të parë vazhdon të jetë 6 pikë.

Në këtë mënyrë edhe ndeshja e javës së ardhshme në Koplik në mes këtyre dy ekipeve, nuk duket të ketë rëndësinë e duhur sepse mund të mos ndikojë në renditjen përfundimtare të këtij grupi.

Megjithatë, Veleçiku do të tentojë fitoren e për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive në këtë kampionat teksa do të tentojë deri në fund të arrijë objektivin që ka, ngjitjen në kategorinë e parë.
© shkodrasport.com